Bota Shqiperia

Sherr mes dy personave, goditet me thikë 38-vjeçari! Ja si është gjendja e tij, arrestohet autori

sherr mes dy personave goditet me thike 38 vjecari ja si eshte gjendja e tij arrestohet autori





































Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një bashkëmoshatar mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Raportohet se i plagosuri Mariglen Duro është dërguar tek Trauma dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

arrestim

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes 38-vjeçarin me iniciale D. R..

“Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, informuan blutë e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se shtetasi D. R., kishte plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., dhe ishte larguar menjëherë pas ngjarjes, organizuan punën për kapjen e autorit duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme. Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. R., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts