Sherr mes dy të rinjve në Gjirokastër, dëmtohet rëndë me thikë 21-vjeçari! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

sherr mes dy te rinjve ne gjirokaster demtohet rende me thike 21 vjecari dergohet me urgjence drejt spitalit te traumes








































Një sherr mes dy të rinjve për motive të dobëta në Gjirokastër, ka përfunduar me dëmtimin e njërit prej tyre me thikë.

urgjenca

21-vjeçari i dëmtuar është dërguar fillimisht në spitalin e Gjirokastrës, më pas është transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh..

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vijon…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →