Sport

Sherr te Real Madridi, Bellingam dhe Rydiger u përplasën në stërvitje: U desh t’i ndanin të tjerët

sherr te real madridi bellingam dhe rydiger u perplasen ne stervitje u desh ti ndanin te tjeret













































Situata te Real Madrid nuk është e qetë pak ditë para ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Arsenalit. Madrilenët luajnë të gjithë sezonin në pak ditë dhe i duhet një mrekulli pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, ndaj edhe situata duket e tensionuar, duke çuar në një sherr, siç ka zbuluar gazetari i njohur spanjoll Edu Aguirre në emisionin “El Chiringuito”.

sdfsfdfdsfdsfsdfsd

“Në stërvitjen e të premtes kishte një përballje të fortë mes dy lojtarëve. Kishte një sherr mes Bellingam dhe Rydiger. Janë gjëra që ndodhin në shumë ekipe, por ka shumë rëndësi pak ditë para Real-Arsenal.

Në ndeshjen mes grupit ndodhi një ndërhyrje e rëndë, një sharje e njërit ndaj tjetrit, u përplasën dhe u desh t’i ndanin. Një sherr mes Rydiger dhe Bellingam që erdhi si pasojë e tensionit.

Por më thanë që u mbyll dhe në fund i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe e cilësuan si një gjë që ndodh. Por kjo është pasojë e tensionit që po përjetohet te Reali”, tha Aguirre, duke zbuluar këtë prapaskenë të situatës që po kalojnë madrilenët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts