Detaje të reja dalin nga sherri me thika mes dy adoleshentëve jashtë shkollës 9-vjeçare Fan Noli mesditën e sotme.
Raportohet se një nga të plagosurit, 14-vjeçari me iniciale L. C., ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, raporton gazetari Igli Çelmeta.
Në sherr u përfshinë adoleshenti dhe një 15-vjeçar, i cili po ashtu raportohet se ka mbetur i plagosur dhe gjendja e tij fatmirësisht është stabël.
Bëhet me dije se dy adoleshentët ndodhen në sallën e operacionit, në spital, ku u transportuan pas plagosjes me thikë.
Njëri nga nxënësit është në klasën e 8-të, ndërsa tjetri në klasën e 9-të. Sherri mes tyre raportohet se ka ndodhur jashtë orarit të mësimit, pasi mbaroi ora e gjashtë.