Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen, ku një 39-vjeçar u plagos me thikë nga një i mitur. Në njoftimin zyrtar thuhet se shkak i sherri në lokal ka qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, personi i plagosur Gazmir Gjoni është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Roskovec/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.
Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gazmir Gjoni rreth 39 vjeç.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co