Skena të denja për film janë pamjet e publikuara nga plagosja me armë zjarri e një 36-vjeçari shqiptar nga një shtetas gjeorgjian mëngjesin e djeshëm në zonën e Metaxourgeio në Greqi.
Një grup shqiptarësh u përleshën me gjeorgjianin, i cili nxori armën dhe qëlloi në këmbë 36-vjeçarin.
Në video shihen 3 shqiptarë duke debatuar me gjeorgjianin teksa tentonin t’i shesin një sasi droge.
Më pas shtetasi gjeorgjian u largua nga vendi i ngjarjes, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, dhe u kthye gjysmë ore më vonë duke me armë.
Ai qëlloi njërin nga tre shqiptarët dhe u largua. Në vendngjarje policia ka gjetur 6 gëzhoja, ndërsa 36-vjeçari i plagosur po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.