Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se këtë të enjte në Zveçan janë hequr banderolat me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë, të vëna ilegalisht.
Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.
Ai shtoi se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.
“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka shtuar Sveçla.
Në banderolë në mesin e disa figurave ishte vendosur edhe fotografia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co