Jo vetëm merkato. Në mendimet e presidentit të ri të Interit, Bepe Marota është edhe një stadium si pronë private e Interit. Dhe në këtë diskutim, Marota thotë se në Itali është shumë e vështirë për të ndërmarrë nisma të tilla.
Cilat janë zgjidhjet për të zgjidhur problemet financiare të futbollit?
Të gjithë drejtuesit do të duhet të jenë inovativë. Skuadrat duhet që të krijojnë disa mësues, edukatorë dhe trajnerë që duhet të kenë dialog të vazhdueshëm me lojtarët për t’i rritur fizikisht dhe në aspektin njerëzor. Duhet që lojtarët të mësojnë vlerat e futbollit, dëshirën për të marrë pjesë në një skuadër. Nuk mund të fitosh gjithmonë pa ruajtur disa vlera të rëndësishme pozitive njerëzore. Këto janë situata që të ndihmojnë për të krijuar një model fitues.
Çfarë mendoni për ndryshimin e sistemit të futbollit?
Ka ndryshuar koncepti i evolucionit të kohës. Sporti është një pasqyrë e kombit tonë. Më përpara shteti ynë ishte shumë herë më përpara në të gjitha fushat dhe çdo qytet kishte një pjesë të fortë industriale në çdo sektor. Sot ka më pak kompani industriale dhe kjo ndikon në ekonomi. Klubet e futbollit ishin në duart e këtyre pronarëve që garantonin sukses dhe mbështetje ekonomike. Sot kjo nuk është më. Modeli i krijuar është model biznesi dhe duhet një bashkëpunim me të gjitha palët për t’ia dalë.
Cila është diferenca mes dje dhe sot?
Diferenca e madhe sot është në vlerat që përcjellin lojtarët në krahasim me të shkuarën. Jemi në një futboll shumë që konsumohet shpejt, që ka figura të reja, menaxherë dhe është shumë komercial. Lojtarët duhet që të futen në një sistem vlerash në mënyrë që të rezistojnë gjatë.
Cilat janë dy aspektet ku duhet të ketë shumë përmirësim?
Vlerësimi i të drejtave televizive, që në fakt shkon paralelisht me spektaklin që ofrohet në fushën e lojës. E dyta është rritja e vëmendjes për ditët e ndeshjeve. Duhet të ketë sa më shumë ndeshje të vërteta. Duhet që të ketë organizime përtej futbollit për tifozët, por këtu hapim një temë negative për Italinë që Europa po i jep fund njëherë e përgjithmonë. Me një stadium modern që garanton mirëseardhje dhe siguri, edhe të ardhurat mund të rriten.
Pse është kaq e vështirë që të ndërtosh një stadium në Itali?
Është shumë e vështirë sepse në Itali ka shumë burokraci. Në Angli arritën deri në një pikë që të shembnin edhe një ikonë si “Uembli”, ndërsa në Itali është e vështirë që të shembësh çdo lloj strukture. Pikërisht nga kjo burokraci nis vështirësia. Kjo gjë i lodh edhe investitorët sepse koha e tyre është e artë. Kështu që për këtë arsye ka probleme dhe nuk po ndërtohen më stadiume të reja. Por një klub i madh sigurisht që ka nevojë për një stadium.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co