Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur në zonën e plazhit, nën hetim 3 persona

shfrytezonin femijet e tyre te mitur per te lypur ne zonen e plazhit nen hetim 3 persona



































Policia e Durrësit ka nisur hetim për 3 persona, të cilët shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur 1-3 vjeç për të lypur në zonën e plazhit.

449467366_866018345563512_2834832021047121658_n

Për shtetasit me iniciale S. Sh., A. S dhe H. S. rëndon vepra penal “Keqtrajtim i të miturit”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Shfrytëzonin për të lypur në zonën e plazhit, fëmijët e tyre të moshave 1-3 vjeç, procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin nga prindërit e tyre, për të lypur në zonën e plazhit.

Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit S. Sh., A. S dhe H. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme në Kodin Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co