Shifrat e çuditshme të Tiranës, synon top-4 me sulmin më të mirë dhe mbrojtjen më të keqe

shifrat e cuditshme te tiranes synon top 4 me sulmin me te mire dhe mbrojtjen me te keqe
shifrat e cuditshme te tiranes synon top 4 me sulmin me te mire dhe mbrojtjen me te keqe

Tirana në këtë kampionat, ka sulmin më të mirë me 48 gola dhe deri tani ka mbrojtjen më të keqe të kampionatit dhe të dekadës. Tirana është ekipi i parë që ka pësuar më shumë këtë kampionat, plot 44 gola.

Një shifër alarmante. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i kampionatit, me 48 gola të shënuar në 28 javë. Gjithsesi, Tirana është shumë keq në mbrojtje, pasi ka 44 gola të pësuar në 28 javë, ose më shumë gola të pësuar edhe sesa vendi i fundit në kampionat, Kukësi. Për krahasim, Tirana ka pësuar më shumë gola sesa në sezonin më të keq të saj në dekadën e fundit.

Në katër sezone, Tirana ka pësuar sa gjysma e këtij kampionati ose bardheblutë kanë pësuar deri në javën e 27-të, sa dy kampionate së bashku. Me 44 gola të pësuar Tirana nuk ka mbyllur sezonin dhe ky është alarm. Një situatë që vazhdon të mos riparohet dhe është “thembra e Akilit” të bardhebluve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →