Vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa lindjet kanë vijuar me tendencën rënëse, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.
Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje.
Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.269, duke shënuar një rënie me 3,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023, sipas të dhënave të INSTAT.
Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.014, duke shënuar një rritje prej 1,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.
Katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.
Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 741 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 187 vdekje më shumë se sa lindje.
Lindjet
Në tremujorin e dytë 2024, dy qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2023.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.013 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 70 lindje.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2023 e ka qarku i Beratit me 3,2%, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Gjirokastrës me 18,6%.
Vdekjet
Në tremujorin e dytë 2024, tetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa katër qarqe të tjera shënojnë rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2023.
Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 110 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.272 vdekje.
Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 e zë qarku i Beratit me rënie prej 13,2%, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Fierit me 14,3%.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co