Shifrat pro Partizanit, të kuqtë kanë një motiv më shumë ndaj Vllaznisë

shifrat pro partizanit te kuqte kane nje motiv me shume ndaj vllaznise





































Në pritje të zgjedhjes së trajnerit të ri, Partizani nuk ka kohë për të humbur, sepse vetëm pas pak ditësh luan ndeshjen e parë të sezonit me Vllazninë.partizaniSkuadra po stërvitet nën drejtimin e drejtorit sportiv Arbër Abilailaj, i cili me shumë mundësi do ta drejtojë atë edhe në ndeshjen e së hënës në “Arena e Demave”. Në kampin e kuq ka disa lojtarë me probleme fizike dhe ky është një shqetësim për stafin, por nuk ka justifikime. Eliminimi nga kompeticionet europiane la një shije jo të mirë te klubi kryeqytetas dhe u pasua nga largimi i trajnerit Orges Shehi.

Tani e gjithë vëmendja është te starti i sezonit të ri dhe sidomos në ndeshjet në shtëpi llogaritet vetëm fitorja. Të kuqtë kanë bërë disa lëvizje në merkato, ku të fundit që i janë bashkuar ekipit janë mbrojtësit Franci Lala dhe Anteo Osmanllari. Stafi teknik shpreson që deri të hënën të rikuperojë të paktën ndonjë nga lojtarët e dëmtuar për të pasur një grup sa më të plotë, megjithatë mungesat janë të pashmangshme.

PËRBALLJET DIREKT – Partizani e nis kampionatin me një kundërshtar të fortë në letër, siç është Vllaznia, por të paktën gjatë ndeshjeve të fundit fati u ka buzëqeshur kryeqytetasve. Të kuqtë nuk kanë humbur asnjë nga 5 ndeshjet e fundit me Vllazninë, duke regjistruar dy fitore dhe tri barazime. Për të gjetur humbjen e fundit të Partizanit ndaj skuadrës shkodrane duhet të kthehemi më 1 mars të vitit 2023, gati një vit e gjysmë më parë. Statistikat e 10 ndeshjeve të fundit mes këtyre dy skuadrave rivalin flasin për një dominim të shenjës “x”, me 5 barazime, pra gjysmën e sfidave. Partizani është në një avantazh të lehtë me 3 fitore, kundrejt 2 të Vllaznisë. Statistikat nuk vendosin në fushë, por ato mund të jenë një motivim më shumë për ekipin që sezonin e kaluar dështoi të fitonte titullin pikërisht në aktin final, ku u mund nga Egnatia.

SEZONI I RI – Për sezonin që starton këtë fundjavë, Partizani ka përgjegjësi më të mëdha, sepse nuk i falet një tjetër dështim. Presidenti Gaz Demi dhe tifozët presin që skuadra të rikthehet te trofetë, sidomos te titulli kampion. Për këtë arsye, starti ka rëndësi të madhe.8PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →