Shqiperia

Shifrat/ Sa persona kanë hyrë dhe dalë nga Porti i Sarandës dhe Qafë Bota

shifrat sa persona kane hyre dhe dale nga porti i sarandes dhe qafe bota
shifrat sa persona kane hyre dhe dale nga porti i sarandes dhe qafe bota

Në 24 orët e fundit ka pasur një fluks të lartë lëvizjesh në pikat e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe Portit të Sarandës. Referuar burimeve zyrtare, gazetarja Shpresa Dine, raporton për Balkanweb, se në Stacionin Policor të Portit Sarandë dhe në Stacionin Policor të Kufirit në Qafë Botë, KRKM Sarandë kanë hyrë 5258 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë dalë 6527 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Gjithashtu kanë hyrë 1232 mjete shqiptare dhe të huaja dhe kanë dalë 1855 mjete shqiptare dhe të huaja.

Fluks lëvizjeje ka pasur në Portin e Sarandës edhe sa i takon mjeteve lundruese. Kështu kanë hyrë dhe dalë 24 tragete shqiptare, 4 tragete të huaja, si dhe kanë hyrë dhe dalë 16 mjete turistike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts