Axel Witsel është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Atletico Madridin për rinovimin e kontratës. Belgu, i cili mbërriti në vitin 2022 nga Borussia Dortmund, është i lumtur në Madrid dhe synon qëndrimin.
“Duke më bërë të luaj si qendërmbrojtës ai ka zgjatur karrierën time, po ruaj standardet e performancës që kam pasur gjatë gjithë jetës sime”, – Tha Axel për trajnerin Simeone. Në ditët në vijim, sipas asaj që shkruajnë mediat, pritet nënshkrimi i zgjatjes së bashkëpunimit për një vit, pra deri në qershor 2025.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co