Sport

Shihet si pasuesi i Jurgen Klopp te Liverpool, trajneri i Sporting: Ndaloni me këtë histori

shihet si pasuesi i jurgen klopp te liverpool trajneri i sporting ndaloni me kete histori
shihet si pasuesi i jurgen klopp te liverpool trajneri i sporting ndaloni me kete histori

Trajneri i Sporting, Ruben Amorim, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për zërat që e lidhin atë me një kalim në stolin e Liverpool, si pasues i Jurgen Klopp. Amorim u shpreh se nuk ka marrëveshje dhe për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e një thashethemi.

“Nuk jam takuar me Liverpoolin për asnjë intervistë dhe nuk ka marrëveshje, nuk është e vërtetë. Nuk mund ta them ashtu siç bëri Xabi Alonso. Unë jam një menaxher i Sportingut, dua të fitoj këtu dhe nuk kam takuar asnjë klub. Asgjë nuk është rënë dakord. Ndaloni me këtë histori. Kjo është hera e fundit që flas për të ardhmen time”, përfundoi Amorim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts