“Shikoja meshkujt, jo femrat”- Banori i Big Brother Vip pranon që është h*moseksual: Ja kur i zbulova prirjet e mia s*ksuale! Si familjarët e mi e pranuan që mund të dilja me djem

shikoja meshkujt jo femrat banori i big brother vip pranon qe eshte hmoseksual ja kur i zbulova prirjet e mia sksuale si familjaret e mi e pranuan qe mund te dilja me djem








































Gazetari Vullnet Krasniqi i cili është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova, në një rrëfim emocionues ka ndarë historinë e tij të jetës dhe në të njëtën kohë ka pranuar se është gay.

shikoja meshkujt jo femrat banori i big brother vip pranon qe eshte hmoseksual ja kur i zbulova prirjet e mia sksuale si familjaret e mi e pranuan qe mund te dilja me djem

shikoja meshkujt jo femrat banori i big brother vip pranon qe eshte hmoseksual ja kur i zbulova prirjet e mia sksuale si familjaret e mi e pranuan qe mund te dilja me djem

Ai ka treguar vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij kur kuptoi se pëlqente gjininë e njëjtë.

“Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat, unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti.

Ai shton se këtë periudhë të jetës së tij ka qenë i përfshirë nga depresioni teksa shton se i është dashur punë që t’i bëntë njerëzit  e tij të pranonin atë çfarë ai pëlqente.

“Mua ky zbulim i vetvetes më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë” u shpreh Vullneti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →