Shikueshmëri rekord për ndeshjen ndaj Shqipërisë, 12 milionë spanjollë ndoqën kombëtaren nëpërmjet televizionit

shikueshmeri rekord per ndeshjen ndaj shqiperise 12 milione spanjolle ndoqen kombetaren nepermjet televizionit
shikueshmeri rekord per ndeshjen ndaj shqiperise 12 milione spanjolle ndoqen kombetaren nepermjet televizionit

Edhe pse ishte thjeshtë një ndeshje formale, pasi i kishin mbyllur llogaritë me kualifikimin, spanjollët luajtën maksimalisht ndaj Shqipërisë, duke marrë një sukses 1-0 dhe duke i dërguar kuqezinjtë e Sylvinhos në shtëpi përpara kohe.

Entuziazmi është i madh edhe tek tifozët iberik, të cilët sipas asaj që mësojnë mediat, ishin plot 12 milionë spanjollë që po ndiqnin ndeshjen nga televizori. Ata kanë të drejtën e plotë për të festuar, pasi u kualifikuan me pikët e plota.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co