“SHISH furnizon bandat me informacione”- Akuzat e Gazment Bardhit nga Kuvendi: Në zonat elektorale nuk vendosin deputetët, por…

shish furnizon bandat me informacione akuzat e gazment bardhit nga kuvendi ne zonat elektorale nuk vendosin deputetet por

































Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se SHISH furnizon me informacion bandat.

gaz bardhi

Bardhi denoncoi në Kuvend se  njeriu i Ergys Agasit u emeruar ne krye të Shërbimit Informativ Shteterore, për të marrë informacione nga SPAK dhe për t’i furnizuar grupet kriminale.

“Të nderuar qytetar, ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjeshte një shkelje Kushtetuese Rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave.

Argumenti i 2 që më ka dhënë Nikolal më thotë në kërkesën për mocion, nuk e kam përmendur kurrë kryeministrin, thotë ke cënuar integritetin e kryeministrit.

2 argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju kolegë që ulni kokën, e dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar.

Nuk jeni ju që thoni në kafe që Ergys Agasi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar. Nisi ta testojë në Durrës, e çoi nëmë tej në të gjithë Shqipërinë. Më tej pasi krijoi të gjitha fijet dhe lidhjet me krimin e organizuar, njeriun e Agasit e emëroi drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Sot SHISH është një organizatë shtetërore që i shërben krimit të organizuar. Pse nuk i thoni këto ju? Në vend të luftojë krijimin, e të japë informacione parandaluese për SPAK, tenton të marrë informacione brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Këto nuk duhet ti diskutojmë sepse nuk na qenka fushë e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave”, tha ai.

Po ashtu Gazment Bardhi tha se edhe në zonat elektorale të deputetëve nuk vendosin ata, por banda.

“Ju e dini që nuk ju pyet njeri në zonat tuaja, sepse vendos krimi. Në Durrës kush vendosin, bandat apo deputetet e PS? Vendosin bandat. Në Elbasan kush vendos? I dini këto ju? Patjetër që i dini, por nuk reagoni”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →