Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në lokale nate, arrestohet organizatori dhe 6 persona të tjerë (EMRAT)

shisnin lende narkotike ne afersi te shkollave dhe ne lokale nate arrestohet organizatori dhe 6 persona te tjere emrat





































Policia ka vënë në pranga 7 persona, të cilët funksionin si grup dhe shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në lokale nate.

policia tirane

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Break”, janë arrestuar; Besmir Gjezar, Erdis Hysi, Kristi Dule. Adi Manoku, Mateo Jahollari, Marjus Lako dhe Stiljan Lako.

Në kërkim është shpallur një shtetas tjetër, ndërsa 6 janë duke u hetuar në gjendje të lirë.

Pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 1 peshore elektronike, 3 automjete dhe 9 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e dytë e operacionit antidrogë, të koduar “Break “, i zhvilluar pas një hetimi proaktiv, njëvjeçar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për shkatërrimin e një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në lokale nate, në qarkun Korçë.

Gjatë kësaj faze:

✅u vunë në pranga 7 shtetas, njëri prej tyre organizator i grupit;

✅u shpall në kërkim 1 shtetas;

✅u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas;

✅u identifikua si bashkorganizator i këtij grupi dhe një shtetas aktualisht i ndaluar në Itali, për heqje të paligjshme të lirisë;

✅pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 1 peshore elektronike, 3 automjete dhe 9 celularë.

Konkretisht, gjatë kësaj faze, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit A. M., 39 vjeç (me rolin e organizatorit), B. Gj., 37 vjeç, K. D., 27 vjeç, M. J., 19 vjeç, M. L., 34 vjeç, S. L., 37 vjeç dhe E. H., 27 vjeç.

U shpall në kërkim shtetasi P. H., 34 vjeç, me të njëjtën masë sigurie, për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin K. B., 34 vjeç (me rolin e bashkorganizatorit), i cili aktualisht është i ndaluar në Itali, me të njëjtën masë sigurie për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Operacioni vijon.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →