Vila, të cilën Silvio Berlusconi e kishte blerë në ishullin Lampedusa në vitin 2011, iu shit për tre milionë euro.
Ishte ekonomistit italian Gianni Profita ai që bleu vilën e ish-kryeministrit të ndjerë italian.
Ky është dyfishi i çmimit që kishte paguar “Kavalieri” 13 vite më parë dhe vendimin për shitjen e vilës e morën pesë fëmijët e tij pas vdekjes së ish-kryeministrit qershorin e kaluar.
Kjo vilë e veçantë quhet Due Palme (Dy Palma) dhe është më e kufizuar në sipërfaqe, krahasuar me rezidencat e tjera luksoze të “Z. Tibi” dhe ka një sipërfaqe prej 250 metrash katrorë dhe një kopsht të madh.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co