Kjo verë nuk ishte më e frytshmja e mundshme për Partizanin sa u përket shitjeve dhe Europës. Të kuqtë si nënkampionë morën pjesë në Ligën e Konferencës ku arritën të kalojnë vetëm një tur dhe e mbyllën aventurën me 700 mijë euro të arkëtuara nga UEFA si pjesëmarrëse dhe për faktin se kaloi në turin e dytë të kompeticionit.
Nga ana tjetër të kuqtë pretendonin të bënin një apo dy shitje të mëdha, por në fund u ndalën vetëm me shitjen e detyruar të Magetit, nga i cili klubi priste të nxirrte më shumë sesa 500 mijë euro, saç pagoi Real Santander për senegalezin. Ngushëllimi për të kuqtë është fakti se kanë mbajtur plot 40% të vlerës së kartonit. Kjo verë u mbyll me 1.2 milionë euro arkëtime në total.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co