![Shkak dëmtimi, skuadra e Serie A humbet mbrojtësin për dy ndeshjet e radhës 2 shkak demtimi skuadra e serie a humbet mbrojtesin per dy ndeshjet e radhes](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/shkak-demtimi-skuadra-e-serie-a-humbet-mbrojtesin-per-dy-ndeshjet-e-radhes.jpg)
Napoli humbet një protagonist për finalen e këtij sezon.Mbrojtësi Mathias Olivera do t’i mungojë kampionëve të Italisë për ndeshjen ndaj Frosinones dhe transfertës në Empoli. Përgjigjet e marra sot nuk në lidhje me dëmtimin e muskujve, të pësuar në takimin ndaj Monza-s, nuk ishin pozitive. Olivera do të qëndrojë jashtë fushe 15-20 ditë.
Objektivi është rikuperimi i tij për përballjen direkte për Europën më 28 prill me Romën. Të dielën, për ndeshjen ndaj Frosinones, në vend të tij nga minuta e parë do të rikthehet Mario Rui. Megjithatë, situata e uruguajanit, Olivera do të vlerësohet ditë pas dite, për të saktësuar më pas rikthimin në fushë.
Napoli, edhe pse vjen me petkun e kampionit, po zhvillon një sezon tejet të dobët. Vetëm vendi i shtatë në rënditje për napoletanët nuk i shkon aspak për shtat klubit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co