Sport

Shkak dëmtimi, sulmuesi i Juventus humbet ndeshjet e Kombëtares

shkak demtimi sulmuesi i juventus humbet ndeshjet e kombetares
shkak demtimi sulmuesi i juventus humbet ndeshjet e kombetares

Lajm i keq për Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb, i cili u ndëshkua me karton të kuq për protesta në minutat e fundit të ndeshjes Juve-Genoa, nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi. Lajmi është bërë i ditur në konferencën për shtyp, nga trajneri i përfaqësueses, Dragan Stojkovic.

“Trajneri Dragan Stojkovic në konferencën e sotme për media ka deklaruar se për ndeshjet kundër Rusisë dhe Qipros nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Vlahovic dhe Aleksa Terzic për shkak të lëndimeve, si dhe në Matija Nastasic për arsye personale. Skuadrës në Qendrën Sportive të Federatës së Futbollit të Serbisë do t’i bashkohen Filip Mladenovic dhe Srđan Babić” – Shkruan Federata.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts