Shkak, tradhtia e futbollistit! Zbardhen prapaskenat e fundit të marrëdhënies së Eros Grezës me Ajsel Abazin!

shkak tradhtia e futbollistit zbardhen prapaskenat e fundit te marredhenies se eros grezes me ajsel abazin
shkak tradhtia e futbollistit zbardhen prapaskenat e fundit te marredhenies se eros grezes me ajsel abazin

TIRANE

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi mesa duket i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga vetë çifti, ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Për të mos mjaftuar kjo, Grezda dhe Abazi i kanë fshirë nga rrjetet e tyre sociale të gjitha fotot që kanë pasur së bashku. Çifti kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre. Por, duket se të njohurit e tyre, flasin për një ndarje konfliktuale që ka në sfond tradhtinë e futbollistit.

Megjithatë, të pakta janë detajet që dihen për këtë histori, duke qenë ende shumë herët për të folur rreth arsyes që çoi në shkëputjen e çiftit. Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.

Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram” me rastin e Vitit të Ri, dyshja ua kanë uruar ndjekësve të tyre këtë festë si “Zoti dhe Zonja Grezda”.

“Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në “Instagram”. Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →