Shkaktoi një aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, nisin hetimet për 44-vjeçarin nga Peshkopia

shkaktoi nje aksident ne aksin prrenjas qafe thane nisin hetimet per 44 vjecarin nga peshkopia
shkaktoi nje aksident ne aksin prrenjas qafe thane nisin hetimet per 44 vjecarin nga peshkopia

Kanë nisur hetimet në lidhje me një 44-vjeçar i cili ditën e djeshme ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”.

44-vjeçari ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip (Passat) në ambientet e një servisi.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit.

Njoftimi: 

-J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip (Passat) në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →