Shqiperia

Shkaktoi zjarrin ku u dogj një sipërfaqe toke, 28-vjeçari nga Elbasani shpallet në kërkim

shkaktoi zjarrin ku u dogj nje siperfaqe toke 28 vjecari nga elbasani shpallet ne kerkim
shkaktoi zjarrin ku u dogj nje siperfaqe toke 28 vjecari nga elbasani shpallet ne kerkim

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit L. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr nga përhapja e të cilit është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi L. Zh., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka vjedhur disa produkte në dyqanin në pronësi të babait të tij.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. K., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts