Të gjithë ne jemi përballur me një dhimbje koke të bezdisshme disa herë në jetën tonë, pas ekspozimit në diell, zhurmave të forta, orëve të gjata përpara ekranit të kompjuterit, muzikës së lartë, stresit, pagjumësisë apo gjumit “të keq” dhe konsumimit të alkoolit janë vetëm një disa shembuj të jetës sonë të përditshme të cilat lehtë mund ta shkaktojnë atë.
Megjithatë, sipas hulumtimeve, disa ushqime mund të shkaktojnë edhe një problem të madh. Sipas ekspertëve dhe pas studimeve, ata që vuajnë nga migrena kanë në gojë dhe në zorrë mikroorganizmat më të shumtë që shpërbëjnë shpejt nitratet.
Kjo shpjegon pjesërisht pse disa ushqime që përmbajnë nitrate duket se shkaktojnë migrenë. Kur këto kimikate shpërbëhen nga bakteret në trup, ato kthehen në oksid nitrik në gjak, i cili zgjeron enët e gjakut dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.
Tre ushqime tipike janë çokollata, vera dhe mishrat e përpunuar si salsiçet. Pra, nëse vuani nga migrena, vendosni pak më shumë peshë në dietën tuaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co