Bota

“Shkarja shumë majtas e Biden dhe…” Atentati ndaj Trump, Nesho: E papranueshme! Politika amerikane është polarizuar

shkarja shume majtas e biden dhe atentati ndaj trump nesho e papranueshme politika amerikane eshte polarizuar



































Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka komentuar atentatin ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump teksa po fliste në një miting në Pensilvani.

nesho

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Nesho, e konsideroi atentatin si të papranueshëm, ndërsa shkak për këtë cilësoi polarizimin e politikës amerikane.

Sipas tij, presidenti Biden dhe grupi i tij, kishin shkuar shumë majtas, duke mbështetur grupe të ndryshme.

Shkarja shumë majtas e Biden dhe retorika në këto zgjedhje, ku e majta e targetonte Presidentin Trump si njeriu që rrezikonte SHBA, të gjitha këto bënë, që në një popull si ai amerikan që beson, që bëjnë gjithçka për të mbrojtur demokracinë, ka njerëz të tillë që besojnë te kjo retorika e tejskajshme. Mendoj se ky është shkaku kryesor që ndodhi ky atentat”, tha Nesho

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts