Shkarkimi i gjeneralit Zaluzhnyi “përplas” Klitschkon me Zelenskyn, kryebashkiaku i Kievit: Ndaloni luftën e brendshme! Politika s’mund të prevalojë mbi…

shkarkimi i gjeneralit zaluzhnyi perplas klitschkon me zelenskyn kryebashkiaku i kievit ndaloni luften e brendshme politika smund te prevaloje mbi
shkarkimi i gjeneralit zaluzhnyi perplas klitschkon me zelenskyn kryebashkiaku i kievit ndaloni luften e brendshme politika smund te prevaloje mbi

Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit, shprehu mendimin e tij në lidhje me shkarkimin e mundshëm të Valeriy Zaluzhnyi, komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Ai paralajmëroi se populli nuk beson se ndryshimi i udhëheqjes ushtarake do të ketë pasoja pozitive.

“Është kryesisht falë Zaluzhnyi që ukrainasit besuan me të vërtetë në forcat tona të armatosura, të cilat sot gëzojnë besimin më të madh. Gjenerali Valeryi Zaluzhnyi kaloi shumë momente të vështira si ushtar gjatë luftës. Vetëm ai e di se sa ka kaluar”, ka shkruar Klitschko në Telegram.

Ai theksoi se “politika mund të mbizotërojë mbi arsyen e shëndoshë dhe interesat e shtetit”, ndërsa shtoi se shpreson që ta kuptojnë të gjithë seriozitetin e hapave dhe përgjegjësinë për to.
“Sepse sot, kur Ukraina lufton për mbijetesën e saj, gjëja kryesore është aftësia luftarake dhe koherenca e ushtrisë dhe uniteti i shoqërisë. A është ky qëllimi i ndryshimit të shpallur? Shoqëria nuk është e bindur. Dhe kjo duhet marrë parasysh. Dhe së fundi, ndaloni me intrigat politike dhe luftën e brendshme”, tha Klitschko.

Ai shtoi se fitorja e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus është e vetmja gjë për të cilën duhet luftuar sot. Ndryshe presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi se bisedimet për shkarkimin e Zaluzhnyi janë në vazhdim.

Disa burime në ekipin e presidentit dhe qarqet ushtarake i thanë Ukrainian Pravda se Zelensky po konsideron gjithashtu shkarkimin e Serhii Shaptala, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →