Nedim Bajrami ishte një ndër futbollistët më të spikatur në miqësoren ndaj Azerbajxhanit, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 3-1. Mesfushori kuqezi, kontribuoi me golin e parë dhe asistin te goli i tretë i shënuar nga Laçi. Në prononcimin e dhënë për “Supersport” pas ndeshjes, Bajrami deklaroi:
“Këtu në Kombëtare, jemi të gjithë të motivuar, çdokush do të japë maksimumin. Goditjet nga jashtë zonës i provojmë gjithmonë. Edhe Asani ndeshjen e kaluar dhuroi një supergol. Duhet të vazhdojmë kështu.
Të gjithë do të ikim në Europian, do të luftojmë për çdo pikë, për çdo top, jemi përgatitur shumë mirë. Besoj se jemi gati tani.
Me Brojën kuptohemi shumë mirë, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë. Jemi të gjithë çunat gati, e di trajneri kush do të fillojë. Në këto 2 ndeshje jemi ndjerë shumë mirë. Kundërshtarët i kemi shumë të vështirë. Duhet të japim maksimumin”, u shpreh Bajrami.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co