Sport

Shkëlqeu në Europian, Ramadani mund të ndërrojë skuadër, mesfushori kuqezi në modë

shkelqeu ne europian ramadani mund te nderroje skuader mesfushori kuqezi ne mode
shkelqeu ne europian ramadani mund te nderroje skuader mesfushori kuqezi ne mode

Ylber Ramadani në modë. Mesfushori kuqezi, pasi zhvilloi kampionat shumë pozitiv në Itali me modestët e Lecces, tregoi një formë të mirë edhe në Europian. Ramadani ishte i ftuar në Kosovë në një emision, teksa pranoi se ka oferta dhe se mund të ndërrojë mjedis.

“Ka patur oferta, por nuk mund të flas pa u konkretizuar. Kam oferta, pasi kam bërë sezon të mirë. Pa u arrit marrëveshja nuk mund të flas” – tha ai për “Euro Dueli”. Ramadani luajti në 3 ndeshjet e grupeve në Europian, atë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts