Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin që tensionet të rriten më tej midis Izraelit dhe Hezbollahut, ka njoftuar sot Departamenti Amerikan i Shtetit.
Duke folur në një konferencë, zëdhënësi i departamentit Matthew Miller tha se dhjetëra mijëra izraelitë në veri u përballën me një kërcënim real të sigurisë që duhej të adresohej dhe Uashingtoni po ndiqte një rrugë diplomatike për të zgjidhur çështjen.
“Ne nuk duam që asnjëra palë të përshkallëzojë konfliktin në veri”, tha Miller.
“Qeveria e Izraelit ka thënë publikisht dhe ata na kanë siguruar privatisht se duan të gjejnë një rrugë diplomatike. Kjo është ajo që ne do të vazhdojmë të ndjekim, dhe në fund të fundit kjo do ta bënte veprimin ushtarak të panevojshëm”, u shpreh DASH.
Komentet e tij erdhën pasi Hezbollahu tha se kishte lëshuar një breshëri raketash në një bazë të mbikqyrjes ajrore izraelite në përgjigje të sulmit të ushtrisë izraelite në
territorin libanez.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co