Shkencëtarja gjermane e kompiuterave, Cordelia Schmid u nderua sot me Çmimin Evropian të Shpikësit në një ceremoni në Maltë.
Schmid, e cila u nderua në kategorinë Kërkime, mori çmimin për punën e saj për të ndihmuar kompjuterët të kuptojnë dhe interpretojnë të dhënat nga imazhet.
Organizata që qëndron pas çmimeve, Zyra Evropiane e Patentave, tha se puna e Schmid kontribuon që makineritë të jenë në gjendje të shohin imazhe në detaje të tilla sa të jenë shumë afër njerëzve.
Kjo hap një gamë më të gjerë aplikacionesh për inteligjencën artificiale (IA), për shembull me robotë që mund të mbështesin të moshuarit, ose të dallojne kur pësojnë ndonjë incident.
Shkencëtarja 56-vjeçare e lindur në Mainz, ka studiuar në Karlsruhe dhe Grenoble dhe ka punuar në Institutin Francez të Kërkimeve për Shkenca Kompjuterike dhe Automatizim (INRIA) në Paris që nga viti 1997.
“Nëse zhvillohet me përgjegjësi, inteligjenca artificiale ka potencialin të revolucionarizojë shoqërinë në të njëjtën mënyrë si motori me avull dhe energjia elektrike në të kaluarën”, tha Schmid.
“Nga kujdesi shëndetësor te qëndrueshmëria, AI mund të ndihmojë në trajtimin e disa prej problemeve më urgjente në botë”, tha ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co