Shkodër/ Goditen me thikë babai me të birin, policia arreston autorin e dyshuar

shkoder goditen me thike babai me te birin policia arreston autorin e dyshuar
shkoder goditen me thike babai me te birin policia arreston autorin e dyshuar

Një 53-vjeçar dhe djali i tij 19-vjeç mbetën të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës. Policia tha se arrestoi autorin e dyshuar, një 26-vjeçar. Nuk dihen arsyet e konfliktit, ndërsa është sekuestruar edhe thika.

Njoftimi:

Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.  Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →