Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se Shkodra do të jetë në krye të përballjes me narkoshtetin.
Në një postim në rrjetet sociale ai ka ndarë me ndjekësit pamje nga një takim me ekipin që po merret me organizimin e PL në këtë qark.
“Objektivi ynë është i qartë, të paktën një deputet në Qarkun e Shkodrës dhe një deputet nga Qarku i Shkodrës në Qarkun e Tiranës!”, shkruan Meta.
Postimi:
Shkodra do të jetë në krye të përballjes me Narkoshtetin!
I lumtur të takoja sot ekipin e mrekullueshëm që po merret me riorganizimin e Partisë së Lirisë në të gjithë Qarkun e Shkodrës!
Objektivi ynë është i qartë, të paktën një deputet në Qarkun e Shkodrës dhe një deputet nga Qarku i Shkodrës në Qarkun e Tiranës!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co