“Shkoi në dyqanin e tyre për të blerë alkool, por…”- 80 vjeçari në intubim pas goditjeve me grushte, zbulohet arsyeja pse 47-vjeçari dhunoi çiftin e të moshuarve

shkoi ne dyqanin e tyre per te blere alkool por 80 vjecari ne intubim pas goditjeve me grushte zbulohet arsyeja pse 47 vjecari dhunoi ciftin e te moshuarve





































Detaje të tjera janë zbardhur lidhur me ngjarje e rëndë në Fier, ku 47-vjeçari Ilir Nukaj dhunoi një çift të moshuarish para dyqanit ushqimor të tyre.

policia grabitje

Mësohet se 47-vjeçari është paraqitur në dyqanin e të moshuarve për të blerë alkool, por 80-vjeçari Namik Rustemi nuk ka pranuar t’ia shesë, pasi ai njihej si person problematik.

Ilir Nukaj, banues në fshatin Povelçë, ka dhunuar me grushte në pjesën e kokës 80-vjeçarin Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R.

Si pasojë e dhunës i moshuari ndodhet i shtruar dhe i intubuar në spitalin rajonal Fier, në gjendje të rëndë. Ndërsa bashkëshortorja e tij, pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan  shtetasin Ilir Nukaj, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me preçedent penal për krime ndaj personit.

Në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit Namik Rustemi, shtetasi Ilir Nukaj, për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin Namik Rustemi, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja A.R pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Materialet procedurale do të  referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →