Shqiperia

Shkoi në mal për të prerë dru, gjendet i vdekur 67-vjeçari në Maliq

shkoi ne mal per te prere dru gjendet i vdekur 67 vjecari ne maliq
shkoi ne mal per te prere dru gjendet i vdekur 67 vjecari ne maliq

Policia në Maliq njofton se ka gjetur pa shenja jete një 67-vjeçar, që kishte shkuar në mal për të prerë dru.

Nga të dhënat e para dyshohet se shtetasi në fjalë ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

“Mesditën e sotme, mbi fshatin Symiz, Maliq, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. R., rreth 67 vjeç, i cili kishte shkuar në mal për të prerë dru. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale”, njofton policia.

(Balmanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts