Shkoi të blejë ilaçe në farmaci dhe “u zhduk”/ 66-vjeçarja e humbur prej 4 muajsh

shkoi te bleje ilace ne farmaci dhe u zhduk 66 vjecarja e humbur prej 4 muajsh
shkoi te bleje ilace ne farmaci dhe u zhduk 66 vjecarja e humbur prej 4 muajsh

TIRANË- Shtetasja në foto quhet Hyrije Çikopano, me të cilën familjarët kanë 4 muaj që kanë humbur kontaktet.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se 66-vjeçarja është larguar nga banesa në datë 15.11.2023 dhe akoma nuk është kthyer!

Në momentin që ka humbur, ka qenë duke blerë ilaçet në farmaci me bashkëshortin e saj. Familjarët kontaktuan News24 dhe deklaruan se prej 4 muajsh nuk kanë asnjë informacion për 66-vjeçaren e cila vuan edhe nga diabeti.

Familja ka bërë denoncim në polici, e cila ka nisur kërkimet në terren. Prej 4 muajsh ende nuk ka asnjë informacion për 66-vjeçaren dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Dyshohet se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →