KIEV
Ka shkuar në 7 numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu pas një sulmi rus të nisur mbrëmjen e djeshme në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, duke saktësuar se mes viktimave ka edhe tre fëmijë. Guvernatori Oleh Syniehubov dhe kryebashkiaku Ihor Terekhov raportuan se Kharkiv u godit nga dronët rusë Shaded të nisur nga rajoni Belgorod, të cilët goditën një pikë karburanti në rrethin Nemyshlyansky, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu 15 ndërtesa banimi.
Autoritetet e qytetit lindor të Ukrainës specifikuan në kanalet e tyre Telegram se fëmijët e vrarë ishin shtatë vjeç, katër vjeç dhe gjashtë muajsh.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co