Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Nole, provincën e Torinos. Raportohet se kryefamiljari ka gjetur brenda banesës foshnjën e tij të mbytur, ndërsa gruan të goditur me thikë.
Ngjarja po hetohet nga policia, ndërsa paraprakisht ka dyshime se vajza 10 muajshe është mbytur nga e ëma, e cila më pas ka tentuar të vrasë veten me thikë.
Policia italiane raportohet se është lajmëruar nga kryefamiljari, ndërsa vogëlushja është gjetur në vaskë.
Kur është kthyer nga puna në orën 12: 45, ai ka gjetur derën e shtëpisë të mbyllur nga brenda dhe asnjë përgjigje nga gruaja e tij. Pasi hyri nga një dritare e banesës, ai u gjend përballë tragjedisë.