Shokuese/ E mitura sjell në jetë foshnjën, shpallet në kërkim babai i fëmijës! 15-veçarja: Kryem marrëdhënie s*ksuale me dëshirë dhe mbeta shtatzënë

shokuese e mitura sjell ne jete foshnjen shpallet ne kerkim babai i femijes 15 vecarja kryem marredhenie sksuale me deshire dhe mbeta shtatzene





































Një ngjarje shokuese është regjistruar në Fratar të Mallakastrës ku një 15-vjeçar ka sjellë në jetë foshnjën e saj. E mitura raportohet se lindi fëmijën në qendrën shëndetësore të fshatit dhe më pas është dërguar në maternitet për shkak të komplikacioneve.

foshnja1

Foshnja ka ardhur në jetë 3 ditë më parë, ku 15-vjeçarja ka kryer lindjen në qëndrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku. Por, pasi shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjen e sapolindur në maternitetin e Fierit.

Mësohet se nëna dhe foshnja, që lindi 2.3 kg, tashmë gëzojnë shëndet të mirë. E marrë në pyetje nga policia, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me një 31 vjeçar dhe se kishte ngelur shtatzënë. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Ajo u ka treguar efektivëve të policisë foto të djalit me të cilin kreu marrëdhënie, si dhe identitetin e tij, por nuk la dhënë sqarime të hollësishme duke kërkuar kohë për t’u qetësuar.

Vajza është shoqëruar gjatë kësaj kohe nga e ëma e cila ka deklaruar në polici se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së vajzës.

Në deklarimet e para e ëma e 15 vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjen, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën në shtëpi, duke e lënë vogëlushen e sapolindur në maternitet.

Stafi mjekësor ka kërkuar të presin për të dërguar foshnjen në një qendër të posaçme për foshnjat e sapolindura në Tiranë, ku do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në jetimore. E mitura jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në Greqi.

Nëna e 15 vjecares mungon në pjesën më të madhe të kohës pasi punon si kujdesetare për një të moshuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co