Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil privat për të moshuarit në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm (8 Gusht).
Mësohet se një 78-vjeçar ka goditur disa herë me bastun shokun e tij të dhomës.
Si pasojë e dëmtimecve të marra, 82 vjeçari me iniciale V. V. ka humbur jetën.
Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, i moshuari me iniciale Z. Sh., është arrestuar për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co