Teologu Vladimir Kera, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka komentuar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, veçanërisht marrëdhëniet mes Izraelit dhe vendeve fqinje. Ai theksoi se në një konflikt të tillë, askush nuk del si fitues.
Ai shpjegoi se Izraeli është një shtet që është formuar mbi doktrinën e tokës së shenjtë, një besim që e kanë pasur për shekuj.
“Nuk mund të presim që Izraeli të ndalojë këtë praktikë,” tha ai, duke theksuar se ndalimi i izraelitëve mund të vijë vetëm nga fuqitë e mëdha.
Ai gjithashtu e kritikoi shpalljen non-grata të kreut të OKB, duke e quajtur atë një çmenduri.
“Në luftë janë të gjithë të humbur. Shtete të formuara në bazën e një doctrine, si Izraeli, ai ndërtohet mbi doktrinën e tokës së shenjtë, e kanë pjesë të besimit. Këtë e besojnë prej shekujsh dhe duan ta vendosin në jetë. Nuk mund të presim që Izraeli të ndalojë. Këtë mund ta prisnim nga fuqitë e mëdha. Shpallja non-grata e kreut të OKB është një çmenduri”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co