Cristian Shpendi vijon formën e tij të mirë, me sulmuesin kuqezi që konfirmohet lider te Cesena edhe këtë sezon. Shpendi bëri edhe një herë protagonistin për ekipin e tij në sfidën e javës së 5-të në Serie B, atë kundër Modena-s.
Vendasit përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë, ku pas golit të Modenas realizuan dy herë, fillimisht me Bastonin, ndërsa në shtesë, Shpendi nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke kaluar Cesena-n në avantazh.
[embedded content]
Për fat të keq, goli i Shpendit nuk mjaftoi për të dalë me pikë të plota pasi Modena barazoi rezultatin në 2-2 duke bërë që dy ekipet të ndajnë nga një pikë. Ky ishte goli i tretë i Shpendit këtë sezon duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë në Serie B.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co