Sport

Shpenzime marramendëse për dy sulmues, Arsenal nuk kursehet në merkato

shpenzime marramendese per dy sulmues arsenal nuk kursehet ne merkato
shpenzime marramendese per dy sulmues arsenal nuk kursehet ne merkato

Alexander Isak i Newcastle është objektivi kryesor i Arsenalit për sa i përket sulmit. Lajmi është bërë i ditur prej disa kohësh në mediat angleze, por The Guardian tregon sot të reja të rëndësishme. Sipas tabloidit anglez, në fakt, “Topçinjtë” janë gati të paguajnë deri në 115 milionë euro te “Magpies” që të lënë të lirë lojtarin.

Sa i përket emrave alternativë, një prej tyre është edhte Benjamin Sesko, slloveni i Leipzig. Gjithashtu, opsion mbetet Michael Olise, anësori anglo-francez i Crystal Palace, i cili ka realizuar 6 gola dhe numëron 3 asiste në 13 ndeshje. Për Olise, ndoshta do të duheshin diku rreth 75 milionë euro për operacionin, pasi Palace e vlerëson në maksimum lojtarin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts