“Shpenzon miliona euro për të deportuar dhe burgosur emigrantët në Shqipëri”- Meloni: Po punoj për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

shpenzon miliona euro per te deportuar dhe burgosur emigrantet ne shqiperi meloni po punoj per te ndaluar trafikun e qenieve njerezore





































Dhe pak ditë na ndajnë nga hapja e qendrave për emigrantët që do të sillen nga Italia, në kampet në Gjadër dhe Shëngjin.

meloni kampet

OJQ-së gjermane Sea Watch, përmes një statusi në Twitter, është treguar kritike me qeverinë italiane, duke thënë se ka shpenzuar miliona euro të taksapaguesve për të depërtuar dhe burgosur emigrantët në Shqipëri.

“Qeveria Meloni e patriotëve të vetëshpallur shpenzon qindra milionë euro të taksapaguesve për të deportuar dhe burgosur disa mijëra emigrantë në Shqipëri. Ndoshta taksat e italianëve mund të shpenzohen më mirë, për të mirëpritur dhe përfshirë, në vend që të refuzohen”, shkruan Sea Watch.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar kryeministrja italiane duke e cilësuar skandal. Giorgia Meloni shprehet se po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore.

“Çfarë skandali! Një qeveri që, me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët, punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë Meloni.

463141592_1097003605126515_8540087373763106003_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →