Shpërthejnë zjarret në Maliq, dhjetëra forca në terren/ Ndërhyn edhe ushtria

shperthejne zjarret ne maliq dhjetera forca ne terren nderhyn edhe ushtria
shperthejne zjarret ne maliq dhjetera forca ne terren nderhyn edhe ushtria

Vatra zjarri janë aktivizuar në zonën e Maliqit më konkretisht në pyllin e Bodës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se shërbimi zjarrfikës Maliq ka qënë aty që në çastet e para të sinjalizimit të zjarrit, por terreni i thyer malor ju ka krijuar vështirësi.

Punonjësit e zjarrfikëses po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikse me mjetet e tyre.

Sipas informacioneve është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intesitet. Aktualisht në terren ka zbritur edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili po vëzhgon nga afër situatën.

Në operacionin kundër zjarreve janë të angazhuara aktualisht 35 forca nga Nj.Adm Lozhan dhe vullnetarë, 16 forca nga shërbimi pyjor dhe 13 nga MZSH-ja Maliq, forca nga shërbimi i MZSH-së Korçë 3, shërbimi pyjor Korçë 4, MZSH Devoll 5, MZSH Pustec 4, MZSH Pogradec 4, si dhe ato të Administratës së Zonave të Mbrojtura, forcave të policisë, etj.

Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole ka kërkuar mbështetje edhe nga 25 forca të ushtrisë, të cilat janë duke mberritur në zonën e vatrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →