Bota

Shpërthen goma e avionit në aeroportin e Atlantas, raportohet për dy të vdekur dhe një të plagosur

shperthen goma e avionit ne aeroportin e atlantas raportohet per dy te vdekur dhe nje te plagosur




































Dy punonjës të Delta Airlines u vranë dhe një tjetër u plagos, pasi një gomë avioni shpërtheu gjatë procesit të ndërrimit të saj, në aeroportin e Atlantës.

delta_airlines

Njëri nga të vdekurit dhe i plagosuri ishin punonjës të linjës ajrore, ndërsa i ndjeri tjetër ishte nënkontraktor.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës teksa punëtorët po hiqnin gomën. Sipas mediave të huaja, avioni kishte udhëtuar nga Las Vegas në Atlanta të dielën në mbrëmje.

Një zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson konfirmoi se incidenti ndodhi në objektet e Delta Airlines, ndërsa theksuan se asnjë fluturim tjetër i aeroportit nuk u prek.

Sindikata IAM konfirmoi incidentin tragjik dhe u bën thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë për rrethanat.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts