Një shpërthim i madh gazi është regjistruar në kryeqytetin kenian, Nairobi, kur për pasojë janë vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur të paktën 222. Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30 duke ndezur një top të madh zjarri”, tha një zëdhënës i qeverisë. Banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan nga shpërthimi pranë blloqeve të banimit. Më herët, qeveria tha se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi. Shkaku është ende duke u hetuar. Zjarri raportohet se është përhapur edhe në disa komplekse apartamentesh.
Dëshmitarët i thanë mediave lokale se kishin ndjerë dridhje menjëherë pas shpërthimit. Shumë prej të plagosurve thuhet se kanë lëndime nga inhalimi dhe mes tyre janë të paktën 25 fëmijë, raporton gazeta Standard.
Një nga të lënduarit, Boniface Sifuna, përshkroi atë që kishte ndodhur për agjencinë e lajmeve Reuters: “Unë u dogja nga një bombol gazi që shpërtheu ndërsa po përpiqesha të ikja. Zjarri shpërtheu mu para meje dhe përplasja më rrëzoi dhe flakët më përfshiu. Jam me fat që isha mjaftueshëm i fortë për t’u larguar”, rrëfeu dëshmitari.
Një gazetar i Kombit që jeton në zonë tha se të gjithë kishin lënë shtëpitë e tyre pas shpërthimit. Kryqi i Kuq i Kenias tha në mediat sociale se ekuipazhet ishin “duke luftuar pa u lodhur me flakët”. Zëdhënësi i qeverisë Isaac Mwaura tha se skena e shpërthimit ishte siguruar dhe një qendër komandimi ishte ngritur për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve të shpëtimit. “Keniasit këshillohen të mbajnë larg zonën e rrethuar në mënyrë që të lejojnë që misioni i shpëtimit të kryhet [me] ndërprerje minimale,” -shtoi ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co