Bota

Shpërthen lënda plasëse në afërsi të lokalit, detajet nga ngjarja! Ja ku ishte vendosur

shperthen lenda plasese ne afersi te lokalit detajet nga ngjarja ja ku ishte vendosur































Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në afërsi të një lokali në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe.

policia argjendari

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:50 dhe dyshohet se lënda plasëse është hedhur tek reklama.

Lokali raportohet se është pronësi të Ferdi Sterkaj, kryetar i Rithemelimit në Malësinë e Madhe, njëkohësisht edhe ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Ferdi Sterkaj është edhe pronar i një hoteli në Razëm.

Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts